RTSH 24 Live

Teknologji

Franca ndaloi shitjet për shkak të niveleve të rrezatimit, Apple do të përditësojë iPhone 12

15/09/2023

Franca ndaloi shitjet për shkak të niveleve të rrezatimit, Apple do të përditësojë iPhone 12

Apple planifikon të përditësojë softuerin e iPhone12 për përdoruesit në Francë pasi rregullatorët e vendit urdhëruan ndalimin e  shitjeve për shkak të shqetësimeve të rrezatimit.

Ne do të lëshojmë një përditësim të softuerit për përdoruesit në Francë për t’u përshtatur me protokollin e përdorur nga rregullatorët francezë”, tha një zëdhënës i Apple.

Agjencia Kombëtare e Frekuencave të Francës, ANFR, urdhëroi një tërheqje të menjëhershme të iPhone 12 nga tregu francez, duke thënë se ai tejkaloi kufijtë evropianë të ekspozimit ndaj rrezatimit. ANFR vendosi gjithashtu që për iPhone 12 tashmë në përdorim, Apple duhet të marrë "të gjitha masat e nevojshme korrigjuese për t'i sjellë telefonat në përputhje sa më shpejt të jetë e mundur" ose do të duhet të tërheqë pajisjet.

Apple tha se pezullimi i shitjeve lidhej "me një protokoll specifik testimi të përdorur nga rregullatorët francezë dhe jo një shqetësim sigurie".

Rregullatori francez po përgatitet të testojë edhe përditësimin, i cili përfundimisht do ta sjellë modelin në përputhje me standardet evropiane të aplikuara në Francë dhe më pas do të lejojë Apple të rifillojë shitjet.

Pezullimi i shitjeve erdhi në të njëjtën ditë që Apple zbuloi iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro./ CNN

/rtsh.al/