RTSH 24 Live

Botë

FOTOT- Zbulohen për herë të parë për mediat tunelet e Hamasit, ku u vranë 6 pengje izraelite

16/09/2024

FOTOT- Zbulohen për herë të parë për mediat tunelet e Hamasit, ku u vranë 6 pengje izraelite

Ushtria izraelite u bëri gazetarëve një tur në brezin djerrë të tokës në kufirin jugor të Gazës, i cili është bërë një pengesë e madhe në bisedimet për një armëpushim- dhe në një lagje afër, të shkatërruar, ku trupat kanë qenë duke luftuar me militantët për muaj të tërë.

Turi hidhte një vështrim të rrallë të qytetit jugor të Gazës, Rafah, dhe korridorit të Filadelfit, brezi i ngushtë që kufizohet me Egjiptin dhe të cilin trupat izraelite e kapën në maj.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e tij sipas çdo marrëveshje armëpushimi, një kërkesë e refuzuar nga Hamasi – dhe Egjipti. Vetë korridori është një vend i zymtë.

Një rrugë e freskët e asfaltuar kalonte përgjatë gardhit kufitar, duke zëvendësuar me atë që kishte qenë një rrugë e copëtuar. Shikohen  sipërfaqe të mëdha dheu të gërmuara nga buldozerët izraelitë dhe disa grumbuj të izoluar ndërtesash të rrafshuara. Në distancë shtrihej horizonti i shkatërruar i Rafahut. Në anën tjetër të kufirit ishin të dukshme shkretëtirat e Gadishullit Sinai të Egjiptit.

Ushtria tha se trupat e kishin zbuluar tunelin brenda një shtëpie aksidentalisht kur një buldozer po vepronte dhe për pak ra brenda/ Të nesërmen, ata zbuluan trupat e të gjashtëve pengjeve, të qëlluara për vdekje.

"Ne po mbledhim të gjithë ADN-në dhe mjekësinë ligjore për të gjetur dhe kapur ata terroristë që kryen këtë krim të tmerrshëm," tha Hagari.

Forcat izraelite u zhvendosën në Rafah në maj, duke detyruar rreth 1.4 milionë palestinezë të largohen – përfshirë banorët e Rafahut dhe qindra mijëra njerëz që ishin strehuar në zonë nga pjesë të tjera të Gazës. Ata tani janë shpërndarë në jug dhe në qendër të Gazës.

Gazetarët nuk mundën të vizitonin pjesë të tjera të qytetit. Izraeli i ka ndaluar gazetarët ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza në mënyrë të pavarur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që shkaktoi luftën, megjithëse më parë ka marrë gazetarët në një numër të vogël vizitash të shoqëruar në pjesë të tjera të Gazës.

(Ushtarët izraelitë lëvizin në korridorin e Filadelfit përgjatë kufirit me Egjiptin, në Rripin e Gazës)

(Ushtarët izraelitë zënë pozicione gjatë një operacioni tokësor në Rripin e Gazës)

(Pamje e një tuneli që ushtria thotë se militantët e Hamasit e përdorën në Rripin jugor të Gazës, rreth 100 metra nga korridori i Filadelfit përgjatë kufirit me Egjiptin)

(Ushtarët izraelitë zënë pozicione pranë hyrjes së një tuneli të cilin ushtria thotë se militantët e Hamasit e përdorën në Rripin jugor të Gazës)

(Një ushtar izraelit ecën në një tunel të cilin ushtria thotë se militantët e Hamasit e përdorën në Rripin jugor të Gazës)

(Ushtarët izraelitë zënë pozicione pranë hyrjes së një tuneli të cilin ushtria thotë se militantët e Hamasit e përdorën në Rripin jugor të Gazës)

(Ushtarët izraelitë zënë pozicione pranë hyrjes së një tuneli të cilin ushtria thotë se militantët e Hamasit e përdorën në Rripin jugor të Gazës)

(Ushtarët izraelitë lëvizin pranë ndërtesave të shkatërruara pas sulmeve izraelite gjatë një operacioni tokësor në Rripin e Gazës)

(Një ushtar izraelit ndez qirinj në hyrje të një tuneli ku ushtria thotë se gjashtë pengje izraelitë u vranë së fundmi nga militantët e Hamasit në Rripin jugor të Gazës)

(Një ushtar izraelit qëndron në hyrje të një tuneli ku ushtria thotë se gjashtë pengje izraelitë u vranë së fundmi nga militantët e Hamasit në Rripin jugor të Gazës)

/rtsh.al/