RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT/ Shkodër, të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoti i Ri, vritet Valter Fierza

21/09/2023

FOTOT/ Shkodër, të shtëna me armë zjarri në fshatin Hoti i Ri, vritet Valter Fierza
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Hot i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina në Shkodër. Nga raportimet e para mësohet se nga të shtënat me armë ka humbur jetën një shtetas.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, të raportuara nga policia, viktima është Valter Fierza 35- vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Nuk dihen ende rrethanat e shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur zonën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zbulimin e autorit/ autorëve të mundshëm.

"Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."- njofton policia. 

/rtsh.al/