RTSH 24 Live

Politikë

FOTOT/ Rama: Sheshi në Derviçan do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis

17/09/2023

FOTOT/ Rama: Sheshi në Derviçan do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis

Nga Panairi i 87-të Ndërkombëtar i Selanikut, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis, vijoi me deklaratat për rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg me akuzuat për shitblerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit, dhe nuk ka arrtiur ende të bëjë betimin për të filluar detyrën.

Duke folur për gazetarët Mitsotakis tha se “marëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit” madje, sipas tij, kjo çështje krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe, duke kërcënuar se “do të ketë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t'iu afruar BE-së,”.

Kryeministri, Edi Rama, nuk i është përgjigjur drejtpërdrejtë deklaratave të së dielës së Mitostakis. Ai duket se ka zgjedhur një formë tjetër për të treguar se rasti ‘Beleri’ s’ka të bëjë fare me marrdhëniet mes dy vendeve, as me minoritetin etnik grek, madje as edhe me vetë marrëdhëniet mes dy kryeministrave.

Rama ka publikuar disa foto të cilat, sipas tij, tregojnë se rilindja urbane tashmë është shtrirë edhe në Derviçan, që është qendra e bashkisë së Dropullit ku jeton minoriteti grek.

Kryeministri, nëpërmjet një postimi në Facebook, informon se sheshi në zemër të Derviçanit do të mbajë emrin Kostandinos Mitsotakis, babai i shefit të qeverisë aktuale helene, Kiriakos Mitsotakis, i cili ishte kryeministri i parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit.

“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmi”- shkruan Rama. 

Në foto: Kostandinos Mitsotakis

/rtsh.al/