RTSH 24 Live

Lifestyle

Foto më e bukur e Jetës së Egër/ Ngrohja globale i prish habitatin, ariu polar fle mbi të vetmin ajsberg në oqean

07/02/2024

Foto më e bukur e Jetës së Egër/ Ngrohja globale i prish habitatin, ariu polar fle mbi të vetmin ajsberg në oqean

Imazhi i një ariu polar duke fjetur në një ajsberg pothuajse të shkrirë nga fotografja britanike Nima Sarikhani, ka fituar çmimin “ Foto më e bukur e jetës së egër” për 2023.

"Imazhi befasues dhe prekës i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë. Imazhi i tij provokues është një kujtesë e fortë e lidhjes integrale midis një kafshe dhe habitatit të saj dhe shërben si një paraqitje vizuale e ndikimeve të dëmshme të ngrohjes së klimës dhe humbjes së habitatit," tha drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore, Douglas Gurr.

Mes finalistëve për fotografinë më të bukur ishte edhe “Breshka e lumtur”, nga Tzahi Finkelstein, “Prindërimi i përbashkët”, nga Mark Boyd, ku dy luanesha kujdesen për këlyshin dhe “Aurora Jellies”, nga Audun Rikardsen, ku dritat e veriut shihen nga kandilat e detit./ BBC

/rtsh.al/