Forbes ka përpiluar renditjen e sportistëve më të paguar në vitin 2023. Në krye është futbollisti Cristiano Ronaldo falë kontratës së tij milionere me ekipin e tij aktual, Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Dy futbollistë të tjerë plotësojnë podiumin, por në top 10 janë sportistë nga katër sporte: basketboll, tenis, golf dhe boks. Renditja merr parasysh fitimet nga sporti dhe fitimet “jashtë fushës” nga sponsorizimet dhe të drejtat e imazhit.
Cristiano Ronaldo (Futboll): 136 milionë dollarë
Në fushë: 46 milionë dollarë. Jashtë fushës: 90 milionë dollarë
Lionel Messi (Futboll): 130 milionë dollarë
Në fushë: 65 milionë dollarë. Jashtë fushës: 65 milionë dollarë
Kylian Mbappé (Futboll): 120 milionë dollarë
Në fushë: 100 milionë dollarë. Jashtë fushës: 20 milionë dollarë
Lebron James (Basketboll): 119.5 milionë dollarë
Në fushë: 44.5 milionë dollarë. Jashtë fushës: 75 milionë dollarë
Canelo Alvarez (Boks): 110 milionë dollarë
Në fushë: 100 milionë dollarë. Jashtë fushës: 10 milionë dollarë
Dustin Johnson (Golf): 107 milionë dollarë
Në fushë: 102 milionë dollarë. Jashtë fushës: 5 milionë dollarë
Phil Mickelson (Golf): 106 milionë dollarë
Në fushë: 104 milionë dollarë. Jashtë fushës: 2 milionë dollarë
Stephen Curry (Basketboll): 100.4 milionë dollarë
Në fushë: 48.4 milionë dollarë. Jashtë fushës: 52 milionë dollarë
Roger Federer (Tenis): 95.1 milionë dollarë
Në fushë: 0.1 milionë dollarë. Jashtë fushës: 95 milionë dollarë.
Kevin Durant (Basketboll): 89.1 milionë dollarë
Në fushë: 44.1 milionë dollarë. Jashtë fushës: 45 milionë dollarë.
/rtsh.al/