RTSH 24 Live

Rajon

Fondi për Ballkanin Perëndimor, shoqëria civile mbështetet me fonde të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar

23/11/2021

Fondi për Ballkanin Perëndimor, shoqëria civile mbështetet me fonde të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar

Shoqëria civile është vendosur në fokusin e Fondit të Ballkanit perëndimor. Të martën në Tiranë u shpall mbështetja për promovimin e veprimeve rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor. Projekti është bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe nga Maqedonia e Veriut Darko Manchovski përshëndetën ceremoninë përuruese në prani edhe të deputetëve të Kuvendit, Xhafaj dhe Duraku, ambasadorë e përfaqësuese të Trupit Diplomatik.

Projekti do të mbështesë financiarisht gjatë 30 muajve të ardhshëm Organizatat e Shoqërisë Civile dhe aktorët e tjerë të përshtatshëm, të cilët do të angazhohen në projekte ndërkufitare.

I konsideruar si rasti perfekt për Organizatat rajonale të Shoqërisë Civile, aktorët dhe përfituesit e përshtatshëm që të aplikojnë për të përfituar fonde. Mbështetja nga ana tjetër e këtyre aktorëve financohet edhe nga Bashkimi Evropian, përmes IPA – Instrumentit për ndihmën e para anëtarësimit.