RTSH 24 Live

Teknologji

Fluturimet e së ardhmes, avioni supersonik i pasagjerëve kalon testin e parë

23/05/2022

Fluturimet e së ardhmes, avioni supersonik i pasagjerëve kalon testin e parë

Avioni i pasagjerëve me shpejtësi supersonike ka kaluar testin e parë duke bërë që fluturimet me shpejtësi supersonike të mos jetë më një ëndërr e largët.

Kompania kanadeze ‘Bombardier’ tha se testoi avionin e pasagjerëve supersonik ‘Global 8000’ dhe ky avion do të jetë vetëm për qëllime biznesi që do të përshkruaj me shpejtësi rrugë të gjata.

Me një kapacitet për deri në 19 pasagjerë, avioni i së ardhmes pritet të hyjë në shërbim në vitin 2025.

Avioni ‘Global 8000’  është vetëm një nga përpjekjet e shumta që po bëhet nga kompani të ndryshme për të rritur shpejtësinë e avionëve të pasagjerëve.

Vitin e kaluar ‘United Airlines’ njoftoi se mund të ofronte linja supersonike në vitin 2029, pasi kishte arritur një marrëveshje për të blerë 15 avionë supersonikë. / CNN

/rtsh.al/