Një flotë prej 74 automjetesh do ti shtohet sistemit penitenciar falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe partnerëve britanikë.
Në ceremoninë e prezantimit të kësaj flote, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se, flota e re e automjeteve të Policisë së burgjeve është dëshmi simbolike e investimeve në vitet e fundit në infrastrukturën fizike, dhe të transportit në sistemin penitenciar.
Manja shtoi se, paga e punonjësve të policisë së burgjeve është barazuar me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet një rritje 10% vitin e ardhshëm.
/ rtsh /