RTSH 24 Live

Politikë

Flamur Noka: Këtu s’ka qeveri, por organizatë kriminale

18/04/2024

Flamur Noka: Këtu s’ka qeveri, por organizatë kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës duke thënë që vendi nuk ka qeveri por një organizatë kriminale.

Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit, Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale që vetëm vjedh sipas tij.

Po flitet këtu për shqetësime të opinionit publik. Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Është i shqetësuar për incineratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Është i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne. 1Jeni unik sa i përket babëzisë”, u shpreh Noka.

/rtsh.al/