Pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë kanë kryer faljen e namazit në xhamitë dhe sheshet kryesore të vendit
Në Elbasan, besimtarët e kryen faljen e namazit në sheshin “Gensher”, nën drejtimin e Myftiut Agim Duka, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe mesazhin e kësaj dite gëzimi për të gjithë
Sipas besimit mysliman, në këtë ditë Allahu shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit.
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në faljen e Namazit të Bajramit në Xhamin e Parrucës u shpreh se ky muaj që lamë pas na bënë të reflektojme dhe të jemi sa më pranë zotit
Në Kukës, ceremonia kryesore është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Qytetit. Myftiu Islam Hoxha, pas faljes së namazit të Fiter Bajramit uroi besimtarët.
Në Fushë Krujë besimtarët u drejtuan që në orët e para të mëngjesit nga stadium i qytetit për faljen e Namazit. Hoxhë Muharrem Vrana dhe Dritan Rrahmani përcollën mesazhe për paqe dhe harmoni.
Edhe në qytetin e Fierit, besimtarët kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë përcollën urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
Besimtarët myslimanë në Lushnjë kanë falur Namazin e Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit, teksa faljen e drejtoi imami i xhamisë Lushnje
Në Berat Falja e namazit të Bajramit,që zgjati rreth 90 minuta, u krye në Pedonalen e qytetit,e cila u tejmbush nga besimtarët. Ishte Imami Ferbent Durra që uroi besimtarët myslimanë për më shumë mirësi, paqe e begati.
Pas faljes, besimtarët vijojnë festimet e Fitër Bajramit në familjet e tyre. Traditë në festën e Fitër Bajramit janë vizitat tek të afërmit dhe miqtë.
/rtsh/