RTSH 24 Live

Ekonomi

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri

18/07/2024

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku ka firmosur marrëveshjen me “Verbund AG”, kompaninë austriake, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.

Sipas Ballukut kjo marrëveshje është arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë.

Ajo shton se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.

Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë 🇦🇹austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në 🇦🇱Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, shkruan në postimin e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Deri më tani nga ERE janë vetëm dy licenca sa i takon prodhimit të energjisë nga era, ndërsa në korrik të vitit të kaluar qeveria shpalli edhe fituesit e ankandeve për impiantet eolikë.

/rtsh.al/