RTSH 24 Live

Botë

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë zyrtarisht kërkesat për anëtarësimin në NATO

18/05/2022

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë zyrtarisht kërkesat për anëtarësimin në NATO

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre për t'u anëtarësuar në NATO. BBC bën me dije se Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg e ka cilësuar si një moment historik kërkesën zyrtare të dy vendeve për t’u anëtarësuar në NATO. Stoltenberg ka thënë se anëtarësimi i vendeve nordike në NATO do rrisë sigurinë e përbashkët.

“Ky është "një moment historik, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Anëtarësimi i vendeve nordike do të rrisë sigurinë e përbashkët”, tha Steltenberg.

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson do të takohen NË 19 maj në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA Joe Biden për të diskutuar tema duke përfshirë aplikimet e NATO-s, sigurinë evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën.

/rtsh.al/