RTSH 24 Live

Sociale

Finiq, ndihmë teknike për fermerët dhe blegtorët, kriteret për të përfituar nga subvencionet e AZHBR

21/10/2024

Finiq, ndihmë teknike për fermerët dhe blegtorët, kriteret për të përfituar nga subvencionet e AZHBR

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka çelur që prej datës 30 shtator platformën e investimeve ,duke u ardhur në ndihmë fermerëve dhe blegtorëve.  Pas takimeve dhe kontakteve të drejtpërdrejta të ministres, Anila Denaj me fermerë dhe blegtorë, strukturat vendore në Bashkinë e Finiqit kanë shtuar bashkëpunimin me të interesuarit, duke u ofruar ndihmë teknike. Gjithsesi, kjo njësi vendore mbart një përvojë pozitive në lidhje me subvencionet në bujqësi.

Janë rreth 100 fermerë. Zyra jonë është gjithmonë hapur dhe fermerët i informojmë çdo ditë”, tha Aristotel Mitro, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.

Po ku konsiston programi i ri i investimeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural?

Këtë vit subvencionohen stallat. Një nga pikat është certifikata e pronësisë që duhet të kenë fermerët, të kenë shlyer detyrimet, të kenë paguar detyrimet shoqërore dhe më pas plotësimi i formularit, është procedurë shumë e thjeshtë”, shtoi Mitro.

Afati i fundit për aplikimin në këtë Program nga ana e fermerëve dhe blegtorëve, është orari zyrtar i datës 8 nëntor 2024.

/RTSH/