RTSH 24 Live

Aktualitet

Fillon puna për pastrimin e kanalit O1

13/04/2021

Fillon puna për pastrimin e kanalit O1

Prej disa ditësh Drejtoria Rajonale e Ujitje Kullimit ka filluar punën për pastrimin e kanalit kullues O1. Sipas Gentian Aliçkollit drejtor i Drejtorisë Rajonale Të Ujitje Kullimit ky është një nga kanalet kryesore kulluese të fushës së Maliqit. Pastrimi do të kryhet në të gjithë gjatësinë e tij. Aliçkolli është shprehur se me ndërhyrjen në këtë kanal do të lehtësohet kullimi i pjesës torfike duke e bërë gati për të mbjellat e stinës. Gjitashtu do të vijohet edhe me pastrimin e lumit Devoll.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër edhe të emergjencave të shkaktuara nga rreshjet e shiut nga ana e Drejtorisë Rajonale të Ujitje Kullimit me kërkesë të Bashkisë Maliq është punuar edhe në kolektorin e Tërovës në zonën e Plasës ndërhyrje kjo e cila ka përfunduar. Të gjitha këto ndërhyrje synojnë të mbajnë nën kontroll sistemin kullues dhe vaditës.