RTSH 24 Live

Aktualitet

Fier/ Zjarri në Drejtorinë Arsimore i qëllimshëm, autori mori hak pasi s'e punësuan si mësues

05/03/2021

Fier/ Zjarri në Drejtorinë Arsimore i qëllimshëm, autori mori hak pasi s'e punësuan si mësues

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua sot në Fier, ku u përfshi nga zjarri Drejtoria Arsimore. Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Autori dyshohet se është një person, i cili prej kohësh kërkonte që të punësohej si mësues, por duket se kjo nuk është realizuar.

Për këtë arsye, në shenjë hakmarrje, ai i ka hedhur benzinë Zyrës Arsimore e më pas i ka vënë flakën. Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë regjistruar të gjithë ngjarjen.