RTSH 24 Live

Kronika

Fier/ Kultivoi bimë narkotike në pronën e tij, arrestohet 28-vjeçari

20/09/2022

Fier/ Kultivoi bimë narkotike në pronën e tij, arrestohet 28-vjeçari

Xh. Th., 28 vjeç është arrestuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas njoftimit të policisë 28-vjeçari kishte mbjellë në tokën e tij bimë narkotike të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat edhe i informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Grecalli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

/rtsh.al/