RTSH 24 Live

Kulturë

Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, qeveria 130 milionë lekë shtesë fondi

21/05/2023

Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, qeveria 130 milionë lekë shtesë fondi

Me propozimin e ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi që ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, t’i shtohet fondi prej 130 065 200 lekësh, për financimin e Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër. Ky festival do të zhvillohet në datat 24 qershor–2 korrik 2023.

Fondi shtesë do të ndahet në shpenzime korrente, “Projekte të trashëgimisë kulturore”, të cilës i shtohet fondi prej 117 335 200 lekësh për mbulimin e shpenzimeve për akomodim, transport, publicitet, honorare, skenë, drita, foni, në kuadër të festivalit.

Kurse për shpenzimet kapitale “Investime”, fondi që shtohet është prej 12 730 000 lekësh për grantet e qarqeve dhe blerje pajisjesh për zonën e spektatorëve dhe ambiente të tjera në kala. Fondi prej 130 065 200 lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

/rtsh.al/