RTSH 24 Live

Muzikë

Fest 63, drejtoresha artistike Elhaida Dani: Ndërthurja e modernes me rrënjët, tema e këtij festivali

10/12/2024

Fest 63, drejtoresha artistike Elhaida Dani: Ndërthurja e modernes me rrënjët, tema e këtij festivali

Na ndajnë dhe nëntë ditë nga emocionet dhe ethet e Festivalit të 63 të Këngës në RTSH, ndërsa në sallën e Orkestrës çdo ditë artistët pjesëmarrës po bëjnë provat për performancat e tyre.

Në një konferencë për shtyp në RTSH, Drejtoresha Artistike e Festivalit, Elhaida Dani, siguroi se ky edicion premton emocione dhe surpriza të shumta.

E kam shprehur që në ditët e para qëkur mu dha mundësia për të qenë drejtoreshë e festivalit që kam një kënaqësi shumë të madhe por mbi të gjitha shumë emocione dhe mbi të gjitha përgjegjësi shumë të mëdha të jem në anën tjetër te medaljes d.m.th. të mos jem aty ku jeni ulur ju sot, artistët, kolegët që kemi ndarë gjithmonë dhe do vazhdojmë ti ndajmë skenat e festivaleve ku konkurroja, merrja pjesë dhe sot jam në një stad tjetër ku duhet te merrem me organizimin e një festivali i cili nuk është shumë i thjeshtë por stafi po ma bën punën më të thjeshtë të cilët  kanë vite që merren dhe krijojnë eventet më të rëndësishme në vend. Jam shumë entuziaste për këngët, jam shumë entuziaste për artistët big dhe të rinj dhe të gjithë nivelin më e lartë që kemi këtë vit në festival. Kemi parë klikime, reagimet që kemi këtë vit dhe jam shumë ë lumtur që kemi arritur një vëmendje shumë të madhe nga publiku shqiptar dhe pritshmëritë e publikut janë shumë të larta.

Nuk do të jetë vetëm  gara bëjnë element i bukur në këtë festival por ne kemi dhe shumë të ftuar në festival duke nisur nga të ftuar modern dhe ata që kanë dhënë shumë për vendin tonë. Gjeja kryesore që ne duam të bëjmë në këtë festival është të ndërthurim dy element që është modernia me rrënjën e cila është dhe tema e këtij festivali. Rrënjët që na kthejnë në atë që na ka bërë kush jemi sot, rrënjët që na rrisin dhe na kthejnë në degët dhe lulet që të lulëzojmë dhe të krijojmë artin e të ardhmes. Kam shumë emocione dhe jam shumë e lumtur dhe shpresoj shumë që do shkoj çdo gjë mirë ”, u shpreh drejtoresha Dani.

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet nga data 19 deri në 22 dhjetor në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

/RTSH/