RTSH 24 Live

Kulturë

Fest 61/ Rovena Dilo "rrëmben" Çmimin e Karrierës

22/12/2022

Fest 61/ Rovena Dilo "rrëmben" Çmimin e Karrierës

Rovena Dilo, një këngëtare që ka dhënë kaq shumë për muzikën shqiptare, u shpall fituese e Çmimit të Karrierës në Fest 61. Një vlerësim për këngëtaren që prej mëse 2 dekadash ka sjellë hit pas hiti, duke dhuruar plot emocione me këngë që kanë mbetur gjatë në memorien e publikut.

Çmimi, një vlerësim nga juria profesioniste, iu dorëzua këngëtares nga Maestro Zhani Ciko.

Rovena Dilo konkurron në Festival me këngën "Motit".

/rtsh.al/