RTSH 24 Live

Kulturë

Evidentohen vlerat arkeologjike të Prespës - Mundësi për zhvillimin e turizmit

16 orë para

Evidentohen vlerat arkeologjike të Prespës - Mundësi për zhvillimin e turizmit

Rajoni i Prespës në qarkun e Korçës është një zonë me vlera të rëndësishme kulturore e arkeologjike. Evidentimi i të gjitha këtyre vlerave është duke u kryer nga ana e një grupi arkeologësh, të cilët vlerësojnë se në këtë zonë mund të gjenden gjurmët e aktivitetit njerëzor që nga periudha prehistorike, neolitike e duke vazhduar deri në ditët tona.

Gjurmët më të hershme këtu janë të neolitit të hershëm që datojnë nga mijëvjeçari i VIII p.e.s. Zona e Prespës me kushtet e saj natyrore ka favorizuar një jetë mijëra vjeçare”, u shpreh arkeologu Petrika Lera.

Evidentimi dhe prezantimi i këtyre gjetjeve arkeologjike mund të jetë një mundësi e mirë edhe për zhvillimin e turizmit.

Prespa me këto monumente kulture që fillojnë nga lashtësia deri në periudhën mesjetare ofron një mundësi shumë të madhe e cila mund të vihet në fokus për zhvillimin e turizmit”, u shpreh arkeologu Lera.

Arkeologu Petrika Lera ka bërë thirrje për më shumë vëmendje të shtetit për evidentimin dhe pasqyrimin e këtyre vlerave arkeologjike të cilat janë mjaft të rëndësishme për të prezantuar kulturën dhe jetën e lashtë të vendit tonë në Ballkan e më gjerë.

/RTSH/