RTSH 24 Live

Botë

Evakuime masive nga Florida teksa rritet fuqia e uraganit "Milton"

4 orë para

Evakuime masive nga Florida teksa rritet fuqia e uraganit "Milton"

Shteti amerikan i Floridës planifikon të evakuojë rreth 7 milionë banorë, numri më i lartë në shtatë vite e fundit, si pasojë e uraganit "Milton".

Vorbulla e fuqishme e erës arriti të hënën shpejtësinë mbi 160 km/orë, duke lëvizur nga Gjiri i Meksikës drejt qendrave të populluara afër Oqeanit Atlantik, në Tampë dhe Orlando.

"Nuk mendoj se ka ndonjë skenar kur nuk do të prekemi prej tij. Keni gjithë ditën për t'u përgatitur, gjithë të hënën, ndoshta edhe gjithë të martën për t'u siguruar që të jeni gati me planin e mbrojtjes ndaj uraganit. Nëse jeni në bregun perëndimor të Floridës, në barrierën ishullore, kini parasysh se do t'ju kërkohet të largoheni.

Po përgatitemi për evakuimin më të madh që kemi parë ndonjëherë, ndoshta që nga viti 2017, nga uragani Irma," deklaroi guvernatori i shtetit, Ron DeSantis.

Guvernatori e zgjeroi të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në 51 qyteza dhe paralajmëroi qytetarët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm.

Rreth 4 mijë trupa të gardës kombëtare ende po ndihmojnë për heqjen e mbetjeve në rrugë pas uraganit "Helena", që kaloi vetëm pak ditë më parë në zonën e Gjirit të Tampës, duke u marrë jetën të paktën 12 personave. /AP

/rtsh.al/