RTSH 24 Live

Europë

Erdogan mesazh nga Greqia: Dy popujt duhet të jetojnë në paqe! Mitsotakis: Divergjencat nuk duhet të shkaktojnë tension e kriza

07/12/2023

Erdogan mesazh nga Greqia: Dy popujt duhet të jetojnë në paqe! Mitsotakis: Divergjencat nuk duhet të shkaktojnë tension e kriza

Presidenti turk, Erdogan në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek, Mitsotakis. Gjatë fjalës së tij, Erdogan theksoi se dy vendet po ecin në një monopat më paqësor.

“Marrëdhëniet tona bilaterale kanë patur luhatje. Dy popujt duhet të jetojnë në paqe. Bisedimet u zhvilluan në klimë produktive”, tha Erdogan. Ndërkohë Mitsotakis i ka uruar mirëseardhjen Erdogan duke theksuar se qëllimi i dy vendeve është kërkimi i roleve të reja në marrëdhëniet bilaterale.

“Jemi përballur me sfida të paprecedentë që nuk njohin kufij, pandemi, luftë që shkaktoi kriza por edhe katastrofa. Në të njëjtën kohë ekzistojnë dhe kriza rajonale. Marrëdhëniet tona dypalëshe kanë patur luhatje që në disa momente kërcënuan ashpër sigurinë dhe paqen në Mesdheun Lindor. Tepër i rëndësishëm fakti që dy muajt e fundit dy vendet ecin në monopat paqësor. Greqia dhe Turqia duhet të jetojmë në paqe. Dhe divergjencat duhen vendosur në urë të tillë që të mos shkaktojnë tension e kriza. Nga takimi në Vilnus vendosëm të kapim nga fillimi kontaktet tona. Sot vlerësuam përpjekje të përbashkëta në marrëveshje të reja në tregti, energji, edukimin, atletikën, teknologjinë, turizmin, fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike.”, tha ai.

Mitsotakiss ka theksuar se kur kushtet të jenë pjekur mjaftueshëm do të diskutojnë edhe çështjen e shelfit detar. Gjithashtu ka theksuar se do të vizitojë Turqinë në pranverë.

Në deklaratat e tij, kryeministri përmendi në mënyrë të veçantë Trakën dhe minoritetin mysliman. “Trakia është shembull i bashkëjetesës së të krishterëve dhe myslimanëve. Ne përpiqemi të sigurojmë mundësi të barabarta në praktikë. Identifikimi i pakicës si mysliman përcaktohet nga Traktati i Lozanës”.

Deklarata e Kyriakos Mitsotakis erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së presidentit turk se minoriteti turk dhe komuniteti rom janë elementë strukturorë të pasurisë sonë njerëzore dhe kulturore.

Në fillim të deklaratave, kryeministri tha se “qëllimi i dy vendeve është të kërkojnë shtigje të reja krijuese”.

“Kohët e fundit jemi përballur me shumë sfida: fatkeqësi natyrore dhe konflikte rajonale. Por marrëdhëniet dypalëshe gjithashtu pësuan luhatje dhe siguria dhe paqja në Mesdheun lindor u kërcënuan. Muajt e fundit kemi ecur në një rrugë më të qetë. Për të artikuluar dallimet tona dhe për të kërkuar zgjidhje. Ne ramë dakord që të rimarrim fillin e kontakteve tona në tre akse: Dialogu politik, agjenda pozitive dhe masat e besimit”, vijoi Kryeministri.

 “Përsa i përket emigracionit, kohët e fundit kemi parë një ulje të ndjeshme të flukseve si rezultat i ruajtjes dhe bashkëpunimit të mirë të dy vendeve. Mund dhe duhet të përmirësohet edhe më shumë.

Është e rëndësishme të konvergohet në nevojën për të respektuar ligjshmërinë ndërkombëtare. Respekt absolut për integritetin territorial të shteteve dhe mbrojtjen e civilëve. Ne nuk pajtohemi për çështjen e Qipros, për ne nuk ka zgjidhje tjetër përveç vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", tha ai më pas.

“Ne do të shqyrtojmë axhendën pozitive dhe do të zgjerojmë masat e ndërtimit të besimit. Kur të jenë pjekur kushtet, hapi tjetër mund të jetë çështja e shelfit kontinental dhe ZEE-së, e cila përbën të vetmen mosmarrëveshje përpara juridiksionit ndërkombëtar”.

“Duhet të ndërtojmë një të nesërme ku do të fryjë një erë e lehtë mbi ujërat e qeta”, përfundoi ai.

Më pas fjalën e mori presidenti turk: ​​“Ndjej kënaqësi të madhe që jam në Athinë. Mbajini hapur dialogët e komunikimit. Shpresa jonë është që problemet tona të zgjidhen në kontekstin e dialogut konstruktiv dhe fqinjësisë së mirë”.

"Unë shpreha dëshirën tonë për të luftuar terrorizmin dhe ne mirëpritëm mbylljen e kampit të Lavrios," vazhdoi ai.

“Ne folëm për dramën në Gaza. Ne nuk e falim shënjestrimin e civilëve. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë i heshtur përballë krimeve të luftës që po kryhen. Si Turqi, ne jemi gati të marrim përgjegjësinë si garantues i një paqeje të drejtë”, shtoi ai.

“Ne ndajmë të njëjtin det dhe të njëjtën gjeografi. Është e natyrshme që mes dy vendeve të ketë probleme mes vëllezërve. Ne duam ta kthejmë Egjeun në një det paqeje dhe bashkëpunimi. Nuk ka asnjë problem aq të madh sa të mos zgjidhet. Të veprojmë me mirëbesim dhe të mos jemi nga ata që kalojnë detin dhe mbyten në lumë”, nënvizoi ai.

/rtsh.al/