Ky është 27-vjecari nga Shkodra Elsid Sekja. Ndonëse me aftësi ndryshe kjo gjë nuk e ka penguar që të punojë. Këtë të marte ai bëri plot 5 vite si punonjës social pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Elsidi është një djalë energjik dhe çdo sfidë ai di ta kapërcejë.
Ndër kolegët më të ngushtë të Elsidit është Paolo Kaceri , kryeinfermieri i spitalit me të cilin prej 5 vitesh ndajnë të njëjtën zyre.
Vazhdimisht Elsidi me iniciativën e tij ka organizuar studentët e infermierisë të cilët bëjnë praktikën në repartin e kirurgjisë që të gjenden pranë familjeve në nevojë. Ai është edhe Anëtar i Këshillit Vendor Rinor.
/RTSH/