RTSH 24 Live

Sociale

Elbasan, vaksinimi kundër gripit - Të moshuarit janë ata që e kërkojnë më shumë vaksinën

9 orë para

Elbasan, vaksinimi kundër gripit - Të moshuarit janë ata që e kërkojnë më shumë vaksinën

Në Elbasan është rritur kërkesa e qytetarëve për të kryer vaksinën kundër gripit krahasuar me vitin e kaluar. Ata që e kërkojnë më së shumti janë persona të moshave mbi 60 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese por edhe moshat e mesme. Deri më tani janë kryer 9 mijë doza për popullatën dhe mbi 900 të tjera për stafin mjekësor.

Popullata e cila është e përfshirë janë të grup moshave të ndryshme e kryesisht me sëmundje kronike dhe ato që janë vaksinuar më shumë bëhet fjalë për moshat mbi 60-65 vjeç”, u shpreh Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në Elbasan, Erleta Hila.

Për mjeken Hila kjo ecuri do të ndikojë pozitivisht në muajt dhjetor dhe janar ku mendohet se falë vaksinimit  do të ketë një numër më të ulët të personave me sëmundje virale, ndërsa pritet që 16 mije doza të vaksinimit të mbarohen në fund të muajt nëntor.

Falë promocionit të vaksinës së gripit në Elbasan është vërejtur një sensibizim i qytetarët për ta kryer atë, ndërsa kategoria që stepet janë gratë shtatzënë.

/RTSH/