Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian, dhe ai është tejet optimist për këtë gjë.
Duke folur pas samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Hungari Rama tha se Bashkimi Evropian duhet të punojë si një i vetëm për të ecur përpara.
Sipas Ramës, me pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin e zgjoi fort Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye, ai vuri në dukje se duhet besuar te Unioni.
Duke iu referuar të ardhmes së Bashkimit Evropian, Rama nënvzoi se ai është optimist si vetë për Shqipërinë dhe vetë familjen evropiane.
“Vladimir Putin e zgjoi fort Bashkimin Evropian, por më duhet të them, se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me Komisionin Evropian, planin e rri të rritjes, është diçka shumë inkurajuse. Ka një energji të veçantë dhe ka një gjë të veçantë. Ky është një vend ku ka shkëmbim më të lirë opinionesh, një ndjenjë shumë të prekshme lirie.
Dua të them se ne besojmë dhe falënderuam bashkërisht Emannuel Macron, sepse besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmin e një formati të tillë, është diçka që ishte destinuar të ishte e dobishme. Ishte e qartë që na duhet të punojmë së bashku, me këtë ekip për të propozuar strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik, për të bërë edhe punën me të lidhur mes dy forumeve. Unë jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është në Evropë.
Ka qenë ditë vërtet shumë e veçantë. Ky është një kryeqytet mjaft i bukur, kemi pasur edhe shansin për të jetuar bashkëbisedime me kryeministrin. Ka qenë shumë speciale ta shohësh edhe të gjithë Evropën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip, për ta bërë takimin e ardhshëm të suksesshëm në Tiranë.
Më duhet t’ju them që deri shumë vite më parë, ky bashkëbisedim me Bashkimin Evropian ishte i paimagjinueshëm.
Jemi tashmë në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë fort se do të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade bashkë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kemi gjithmonë e më pak argumente për të thënë se të pasurit e BE-së me dy kufij është e bëshme. Me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm, pra duhet të dalim nga një kufi për të hyrë në Ballkanin Perëndimor. Një hapësirë që duhet të jetë e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe ruajmë sidomos nga ndërhyrjet. Po kështu edhe për të mos vazhduar me këtë eksperiment të të pasur të një ‘stomaku’ që nuk funksionon si duhet brenda organizmit,” tha më tej Edi Rama.
/rtsh.al/