RTSH 24 Live

Aktualitet

Elbasan/ Parandalohet ngjarja kriminale, në kërkim 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

26/05/2023

Elbasan/ Parandalohet ngjarja kriminale, në kërkim 23-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Parandalohet vrasja në Elbasan. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar i cili tentoi të vriste një 24-vjeçar me precedent kriminal, për shkak të një konflikti të mëparshëm.  23-vjeçari nuk ka mundur të realizojë planin e tij, duke hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe larguar, ndërsa bashkëpunëtori i tij, po ashtu është shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit. Ndërkaq, Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, shokun e 23-vjeçarit, pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.

Policia sqaron se “Shtetasi B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”.

Policia ka sekuestruar 1 kallashnikov dhe një PMSH, municion luftarak, kanabis, dhe radio policie.

Në kërkim ndodhet 23-vjeçari B.R., banues në Elbasan, dhe 22-vjeçari K.S, bashkëpunëtor i tij, ndërsa policia ka arrestuar  B. B., 41 vjeç.

/rtsh.al/