RTSH 24 Live

Aktualitet

Ekzekutimi i Klaudio Prendit me silenciator, dyshohet për konflikte për borxhe të papaguara

20/11/2024

Ekzekutimi i Klaudio Prendit me silenciator, dyshohet për konflikte për borxhe të papaguara

Klaudio Prendi, i cili u qëllua për vdekje me pistoletë me silenciator një ditë më parë, dyshohet se ka pasur konflikte të shpeshta për shkak të borxheve të papaguara. Burime të afërta me hetimet kanë bërë me dije se viktima kishte një borxh prej rreth 15 mijë eurosh dhe kishte pasur përplasje fizike me persona të tjerë ditët e fundit, pasi nuk kishte mundur të shlyente detyrimet.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi, ka deklaruar se ishte i vetëdijshëm për konfliktet që djali i tij kishte pasur me disa individë, por nuk kishte parashikuar se ato do të çonin në një atentat. Sipas hetimeve, makina luksoze që përdorte Klaudio Prendi nuk ishte në emër të tij, por të një vajzë, një detaj që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe të identifikimin e autorëve.

Ngjarja tragjike ndodhi kur Klaudio Prendi sapo kishte hipur në makinën "G Class", kur dyshohet se një person e ka qëlluar me silenciator në zonën e Xhamllikut. Pas atentatit, autorët dogjën makinën tip “Audi” në afërsi të Liqenit të Farkës.

/rtsh.al/