Eksportet shqiptare në pikiatë - Kostot në rritje dhe tregjet ndërkombëtare shkaqet kryesore
Eksportet shqiptare vijuan trajektoren rënëse përgjatë muajit gusht. Shitjet jashtë vendit preken nivelin e 22 miliard lekëve duke u ulur me 18.2përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe me-32,5 përqind, krahasuar me muajin korrik.
Ndërkohë, Importet e mallrave arritën vlerën 69 miliardë lekë, duke u rritur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e tregtisë me jashtë flasin për një thellim të defiçitit tregtar në nivelin e 46 mld lekëve duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me Gushtin e 2023-shin.
Sipas INSTAT, janë eksportet e grupeve të mallrave si mineralet, lëndë djegëse dhe energji elektrike” të cilat njohën rënien më të madhe me -10 pikë përqindje, ndjekur nga “Tekstile dhe këpucë” me -3,7 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,8 pikë përqindje.
Ndërkohë sa i përket Importeve janë ushqime, pije e duhan që njohën rritjen më të madhe me 1.5 pikë përqindje, nxitur nga konsumi përgjatë sezonit turistik.
Në terma të përgjithshëm është zhvlerësimi i monedhës europiane, rritja e kostove të prodhimit, si dhe një situatë jo e mirë në tregjet ndërkombëtare ndër faktorët kryesorë që po sjellin këtë thellim të deficitit tregtar.
Shqipëria vijon të ruaj të njëjtën partnerë në shkëmbime mallrash ku referuar muajit gusht kryeson Italia me 22,1 % të vëllimit total e ndjekur nga Kina 11,2 %, Turqia me 8,1 % dhe Gjermania 6,9 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 52,1 %, të gjithë tregtisë.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/