RTSH 24 Live

Aktualitet

Eksperti për arrestimin: “Rrëmbimi” i Ilir Metës ishte tentativë eliminimi!

15 orë para

Eksperti për arrestimin: “Rrëmbimi” i Ilir Metës ishte tentativë eliminimi!

Faik Basha, e shikon arrestimin e Metës si përpjekje për rrëmbim apo një tentativë eliminimi. I ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, Basha deklaroi se ish-presidenti, Meta është një person që ruhet nga forcat e armatosura dhe ka personel në shërbim luftarak.

“Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u rrëmbye. E konsideroj rrëmbim apo një tentativë që dyshohet që mund të ishte dhe një tentativë eliminimin pasi ish- presidenti ruhet nga forcat e armatosura dhe ka personel në shërbim ushtarak. Pra janë disa lloj shërbimesh që kryhen me armë dhe quhet shërbime ushtarak. Është një njeri që ruhet nga roje të armatosura, ashtu sikurse ruhet edhe kryeministri Edi Rama. Këto persona kanë të drejtë të hapin zjarr në momentin që i rrezikohet jeta e atij që ruajnë”, tha Basha.

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta u arrestua një ditë më parë në Tiranë me urdhër të SPAK.

/rtsh.al/