RTSH 24 Live

Muzikë

Ekskluzivisht në rrjetin e RTSH-së, gjithçka që duhet të dini rreth Festivalit të Sanremo 2022

28/01/2022

Ekskluzivisht në rrjetin e RTSH-së, gjithçka që duhet të dini rreth Festivalit të Sanremo 2022

Lista zyrtare e këngëtarëve dhe këngëve që përbëjnë kastin e Festivalit Sanremo 2022, që do të mbahet në Teatrin Ariston nga 1 deri më 5 shkurt 2022, është shpallur nga dirigjenti dhe drejtori artistik Amadeus.

Do të jenë 25 artistë që do të konkurrojnë me 25 këngë të papublikuara dhe një mekanizëm votimi të rinovuar.

Këtë vit e vetmja kategori që do të konkurrojë në Festival do të quhet "Artistët", pra nuk do të ketë konkurs për atë që quhen “Propozimet e Reja”. Të rinjtë konkurruan në dhjetor dhe tre prej tyre morën një vend në garën midis të mëdhenjve, por nuk ka dyshim se të përzgjedhurit nga Amadeus janë vërtetë të ”mëdhenj”.

Kasti i Sanremo 2022 është spektakolar dhe transversal. Ka legjenda të këngës si Morandi, Ranieri, Rettore dhe Zanicchi. Por edhe këngët “hit” të momentit siç janë: Blanco, Mahmood, Rkomi, Aka 7even, Sangiovanni. Është një ekip ku bashkëjetojnë shtatë fitues të Festivalit dhe emra që publiku i gjerë nuk i ka zbuluar ende, nga Ditonellapiaga te Giovanni Truppi. Një gjë është e sigurt: do të jetë një sfidë e hapur si kurrë më parë.

Për të 25 këngëtarët  do të jetë një garë pa eliminime për të arritur në mbrëmjen finale me shpalljen e fituesit. Rikthehet mbrëmja speciale Cover e të premtes së 4 shkurtit, gjatë së cilës artistët do të performojnë një këngë të viteve '60, '70, '80 ose '90.

Të ftuarit e Sanremos 2022

  • Checco Zalone
  • Cesare Cremonini
  • Måneskin, do të hapë mbrëmjen e parë të Festivalit
  • Meduza, të ftuar në mbrëmjen e parë
  • E ftuar gjatë mbrëmjes së dytë do të jetë, Laura Pausini
  • Luca Argentero
  • Raul Bova
  • Lino Guanciale
  • Anna Valle
  • Gaia Girace dhe Margherita Mazzucco

Prezantuesit e Sanremo 2022

Pesë personazhe femra do të mbështesin Amadeus në drejtimin e Festivalit:

  • Mbrëmja e parë: Ornella Muti
  • Mbrëmja e dytë: Lorena Cesarini
  • Mbrëmja e tretë: Drusilla Foer
  • Mbrëmja e katërt Maria Chiara Giannetta
  • Mbrëmja finale: Sabrina Ferilli

Këngëtarët dhe këngët që konkurrojnë në Sanremo 2022

  • Achille Lauro - "Domenica"
  • Aka 7even - "Perfetta così"
  • Ana Mena - "Duecentomila ore"
  • Dargen D'Amico - "Dove si balla"
  • Ditonellapiaga con Rettore - "Chimica"
  • Elisa - "O forse sei tu"
  • Emma - “Ogni volta è così”
  • Fabrizio Moro - "Sei tu"
  • Gianni Morandi - "Apri tutte le porte"
  • Giovanni Truppi - "Tuo padre, mia madre, Lucia"
  • Giusy Ferreri - "Miele"
  • Highsnob e Hu - "Abbi cura di te"
  • Irama - "Ovunque sarai"
  • Iva Zanicchi - "Voglio amarti"
  • La Rappresentante di Lista - "Ciao ciao"
  • Le Vibrazioni - "Tantissimo"
  • Mahmood e Blanco - "Brividi"
  • Massimo Ranieri - "Lettera di là dal mare"
  • Matteo Romano - "Virale"
  • Michele Bravi - "Inverno dei fiori"
  • Noemi - "Ti amo non lo so dire"
  • Rkomi - "Insuperabile"
  • Sangiovanni - "Farfalle"
  • Tananai - "Sesso occasionale"
  • Yuman - “Ora e qui”

Juritë dhe votimi

Për sa i përket votimit, gjatë dy mbrëmjeve të para, juria e gazetarëve të akredituar pritet të ndahet në tre komponentë autonome votimi: juria e shtypit dhe TV, një juri radioje dhe web. Gjithsesi, në mbrëmjen e katërt dhe të pestë, juria e dhomës së shtypit, TV, Radio dhe web do të votojë si i vetmi komponent, duke i shtuar televotimit dhe jurinë "1000 demoskopike", të përbërë nga një mijë anëtarë të përzgjedhur sipas kritereve të balancuara. Të moshës dhe origjinës gjeografike, të cilët do të votojnë në distancë me një aplikacion të dedikuar për ta.

I gjithë spektakli Sanremo 2022 do të sillet tek shikuesit shqiptarë nga rrjeti i RTSH-së, përmes një hapësire të dedikuar në programet ditore dhe shoqëruar nga komentet e gazetarit Andri Xhahu dhe kompozitores, Olsa Toqi.

Katër netët e para të festivalit të Sanremo 2022, 1-4 shkurt do të transmetohet nga kanali RTSH Muzikë, duke filluar nga ora 21:00. Nata e pestë dhe më e rëndësishmja, do të sillet ekskluzivisht për shikuesit shqiptarë nga RTSH1 dhe RTSH Muzikë.