RTSH 24 Live

Sociale

Ekskluzive - U amnistua për aksidentin me 5 viktima, babai i Rexhina Çelhakës: Vajza ka nevojë për psikolog

25/04/2024

Ekskluzive - U amnistua për aksidentin me 5 viktima, babai i Rexhina Çelhakës: Vajza ka nevojë për psikolog

Bedri Çelhaka, babai i Rexhina Çelhakës, vajzës që përfitoi nga amnistia penale ka rrëfyer emocionet e takimit me të bijën pas daljes së saj nga burgu.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, Çelhaka deklaroi se takimi me vajzën ka qenë tejet emocionues.

Duke u ndalur më pas te aksidenti me 5 viktima, për të cilën u arrestua vajza e tij, Çelhaka hodhi dyshime se e bija ishte arrestuar pa pasur faj.

E kishim një kohë të gjatë që prisnim atë lajm sepse ishte folur për amnistinë penale. Më në fund u miratua në parlament dhe erdhi dita kur do dilte, ishte gëzim që se kisha përjetuar ndonjëherë.

Më prekte fakti se vajza kalonte një depresion të jashtëzakonshëm aty në burg. Më mallëngjente fakti se ajo qante përditë dhe thoshte; kujt i kam bërë keq që rri këtu në burg?

Pothuajse më ka shkatërruar komplet edhe mua si prind.

Edhe kur ma kujton njeri momentin kur vajza kaloi portën, atëherë e besova se doli vërtetë nga burgu;. Nuk e besoja se vajza do dilte ndonjëherë, më ishte bërë si ferr i vërtetë. Përherë diskutonim përse përfundoi vajza ime aty dhe kujt i kishte faj?

Gjithë provat që ne kemi, me ekspertët që jemi konsultuar me specialistët e fushës, e morën e futën në burg për t’i bërë qokën ndonjë politikani, ndonjë të madhi, apo ndonjë të fuqishmi,” tha ai.

Bedri Çelhaka deklaroi më tej se vajza e tij ka qenë në depresion të thellë gjatë kohës që vuante dënimin.

Në lidhje me depresionin, babai i Rexhinës u shpreh se vajza do të ndiqet me psikolog.

Rexhina më thoshte gjithmonë: babi është e vërtetë që do dalë ndonjëherë që këtu? I thosha: Rexhina është një ëndërr e keqe që ke parë dhe gjithçka do shkojë mirë. Rexhinën e takoja dy herë në muaj. Lija punën dhe vija takoja Rexhinën. Kur e shihja që ishte në gjendje të keqe psikologjike, ikja dhe vija shihja vajzën.

Rexhina do shkojë në një psikolog me të cilin kemi folur. Të shohim më pas se çfarë do zgjedhë ajo”, tha Çelhaka, duke përmendur edhe disa nga planet e ardhshme të së bijës.

Rexhina ka lënë shumë gjera përgjysëm. Bënte një jetë intensive. Bënte jurisprudencë italisht në vitin e tretë, menaxhonte një supermarket që kishim. Kemi arritur në një gjendje shumë të dobët nga ana psikologjike. Na iku një fëmijë nga shtëpia, unë them na e morën nga duart dhe na e futën në burg. Jemi në gjendje të rënduar psikologjike. Rexhina ka përdorur dhe ilaçe për zemrën,” tha ai.

/rtsh.al/