RTSH 24 Live

Teknologji

Ekonomi takim me kreun e ITU: Krijim i një qendre inovacioni në Shqipëri

29/08/2023

Ekonomi takim me kreun e ITU: Krijim i një qendre inovacioni në Shqipëri

Qeveria shqiptare dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, po bashkëpunojnë për krijimin e “Innovation Alliance Center” në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi me kreun e ITU, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, Cosmas Zavazava, ndërsa po marrin pjesë në zhvilloi në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. 

Sipas zonjës Ekonomi krijimi i “Innovation Alliance Center” synon maksimizimin e sinergjisë së bashkëpunimit.

Pjesë e diskutimit ishte edhe përditësimi i Profilit të Inovacionit Digjital (DIP) dhe mbështetja në aftësimin digjital për të moshuarit.

Ekonomi dhe Zavazava diskutuan edhe për zhvillimin e infrastrukturës digjitale elastike në situata kritike, duke eksploruar mundësinë e krijimit të rrjetit të ekspertëve për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira.

Gjithashtu u diskutua edhe për zgjerimin e përdorimit të informacioneve të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore dhe përmirësimin e tyre.

Zavazava u angazhua që Forumi i Zhvillimit Rajonal të ITU për Evropën, në vitin 2024 të zhvillohet në pranverë në Tiranë.

/ rtsh.al /