RTSH 24 Live

Kronika e zeze

E shante dhe e ofendonte, 41-vjeçari vret pronarin e stallës së derrave në Kuçovë

17/12/2020

E  shante dhe e ofendonte, 41-vjeçari vret pronarin e stallës së derrave në Kuçovë

Një 44-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 41-vjeçar në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj të Kuçovës.

Sipas njoftimit të policisë autori i krimit i kishte marrë me qira një stallë derrash viktimës dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiradhënësi e shante dhe e ofendonte përditë.

44-vjeçari tentoi të largohej me mjetin tip furgon, por u kap nga Policia e Beratit.

Po ashtu, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.