RTSH 24 Live

Aktualitet

Dyshime për dekonspirim informacionesh, SPAK shtyn pezullimin nga detyra të ish-zv.drejtorit të OFL me 3 muaj

22/01/2021

Dyshime për dekonspirim informacionesh, SPAK shtyn pezullimin nga detyra të ish-zv.drejtorit të OFL me 3 muaj

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zgjati me tre muaj pezullimin nga detyra të ish-zv/drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbit.
Sipas SPAK Shkëmbi do të vijojë të qëndrojë nën hetim dhe nga partnerët gjermanë për dekonspirim informacionesh.
Pezullimi i Shkëmbit erdhi pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë Shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn.
Sipas informacionit të mbërritur nga pala Gjermane,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.