RTSH 24 Live

Aktualitet

Dy të miturit, që humbën jetën tragjikisht në Liqenin e Prushit, mësohet se janë vëllezër

27/05/2022

Dy të miturit, që humbën jetën tragjikisht në Liqenin e Prushit, mësohet se janë vëllezër

Dy të miturit, që humbën jetën tragjikisht në Liqenin e Prushit, si pasojë e mbytjes, mësohet se janë vëllezër, përkatësisht M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç 

Ata ishin futur në liqen së bashku me 4 shokë të tjerë. Në fillim ka ngelur njëri prej vëllezërve brenda ujit, ndërsa tjetri është kthye për ta shpëtuar. Por fatkeqsisht u mbytën të dy.

Pak më parë polumbarët bënë të mundur dhe nxjerrjen e trupave të tyre të pajetë nga ujërat e liqenit. Grupi hetimor pritet të zbardhë dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/