RTSH 24 Live

Botë

Dy javë pas përmbytjeve shkatërruese, Spanja përgatitet sërish për reshje të rrëmbyeshme shiu

12/11/2024

Dy javë pas përmbytjeve shkatërruese, Spanja përgatitet sërish për reshje të rrëmbyeshme shiu

Dy javë pasi përmbytjet e shkaktuan shkatërrime në Spanjën lindore, disa zona të vendit janë vënë sërish në gatishmëri, pasi një front i ri moti pritet të sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta.

Zonat mesdhetare lindore dhe jugore janë përsëri më të cenueshmet, teksa agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet, ka vendosur në alarm portokalli deri të enjten pjesë të rajoneve të Valencias, Katalunisë dhe Andaluzisë si edhe ishujt Baleare.

Aemet paralajmëron për reshje shiu dhe stuhi që mund të jenë "shumë të forta deri në të rrëmbyeshme".

Ky alarm portokalli është i dyti më i lartë dhe sinjalizon një ngjarje të rëndësishme meteorologjike "me një shkallë rreziku për veprimtaritë normale". Një makinë ushtarake ka udhëtuar nëpër qytete duke përdorur një megafon për të paralajmëruar për stuhitë e pritshme.

Masat paraprake janë duke u marrë në shumë zona të Valencias.

Megjithatë ky sistem i dytë i motit "Dana" nuk pritet të jetë aq dramatik sa alarmi i kuq më 29 tetor, kur rajoni i Valencias në veçanti pësoi një humbje të shumta jetësh dhe dëme materiale. Pati 222 vdekje të konfirmuara nga përmbytja në Spanjë muajin e kaluar dhe 23 vetë janë ende të humbur./ Spanja përgatitet për shi të rrëmbyeshëm ndërsa sistemi i ri i motit arrin në bregun e Medit

/rtsh.al/