RTSH 24 Live

Politikë

Duka: Dalim vetëm në zgjedhje nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor

28/03/2024

Duka: Dalim vetëm në zgjedhje nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor

Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se, nëse nuk do të ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor me lista të hapura dhe Shqipëria e ndarë në 3- 4 zona elektorale nga 12 që është tani, PA-ja do të dalë e vetme në zgjedhje.

Duka ka pranuar se ka pasur kontakte në lidhje me Kodin edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha i cili është interesuar për të ditur opinionin e PA-së nëse është për ndryshime në Kodin Elektoral dhe cilat janë propozimet konkrete.

 “Jemi takuar me Bashën, por nuk kemi koalicion. Ashtu siç nuk jemi as me Rithemelimin, pasi nuk dimë rregullat e lojës. S’ka budalla që hyn me lista të hapura dhe me këtë ndarje qarqesh. Do shohim mundësitë me njëri- tjetrin. S’ka logjikë të hymë në koalicion pa ditur rregullat e lojës. Duhet një Kod Zgjedhor ku vota të marrë vlerë. Ne do të dalim vetëm nëse ecin me këtë logjikë. Kemi 8 mijë vota. S’kemi as hallin e Ramës, as Berishës dhe as të Bashës e Metës, por kemi interes që vota të jetë përfaqësuese. Duke u bashkuar që të gjithë, pavarësisht dallimeve në ide, kemi një leverdi që të ndryshojë Kodi Zgjedhor. Që të gjithë kemi një interes duke u bërë bashkë dhe e bëjmë të ndjeshëm problemin dhe në opinionin publik, por edhe tek ndërkombëtarët. Nëse shkojmë me të shkelur syri, më lind të drejta e paragjykimit. Nuk shoh arsye se edhe vetë Rithemelimit i intereson ky Kod. Nuk është në leverdinë e tij. Rama u del si lugat atyre edhe ëndërr. Secili ka interesat e veta. Duhet të bëjmë një betejë të përbashkët. Ne jemi për lista të hapura dhe me 3-4 zona zgjedhore ose edhe 1 që thotë Basha. Rithemelimi ende nuk na ka dhënë përgjigje. Nuk do të marrim vendime pa ditur rregullat e lojës. S’është puna më rrëzuar Ramën ose më i bë hyzmet Berishës”, tha Duka.

/rtsh.al/