RTSH 24 Live

Politikë

Meta: Isha i tradhtuar, ekuilibrin mendor ma ruajtën malet, Celtics dhe Sasha. Kam nevojë për dashuri pa kushte

27/04/2024

Meta: Isha i tradhtuar, ekuilibrin mendor ma ruajtën malet, Celtics dhe Sasha. Kam nevojë për dashuri pa kushte

Në fjalën e tij në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, kryetari Ilir Meta sjellë flet edhe për “kohët e vështira” në politikë, sipas tij, teksa thotë se ngeli vetëm dhe se u braktis edhe nga partia e tij. Ai përmend malet, ekipin e futbollit skocez Celtics për të cilin bën tifo dhe macen e tij Sasha, si tre gjërat që i ruajtën ekuilibrin mendor.

A e dini ju pse e dua unë Celtics, se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime dhe që përditë kërcënohesha, si e përballova unë, se thoshin që është i çmendur edhe atëherë. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Celtics dhe Sasha. Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund dhe shumë shpejt ne do të triumfojmë të bashkuar. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë. Tani jemi zgjuar, nuk ka më natë”, tha Meta.

Në fund të fjalës së tij, Meta kërkoi “dashuri pa kushte”.

Të ngrihemi, programin e kemi. Cilido që dëshiron që të iki Ilir Meta nga politika, të më mbështesë që të realizoj prioritete dhe unë do iki. Malet tona më të larta! Kështu na kanë mësuar gjyshërit kur kalonim kohë të vështira. Liria nuk dhurohet. Prandaj kënga “Për ty Atdhe”, për ne nuk është një këngë, por një program. Unë kam nevojë për dashuri pakushte, i vetmi kush që unë kam për ju është “betohemi Për ty Atdhe”, me atë këngë që e nisëm”, u shpreh ai.

/rtsh.al/