RTSH 24 Live

Muzikë

Dua Lipa, pjesë e "Glastonbury 2024

14/03/2024

Dua Lipa, pjesë e "Glastonbury 2024

Dua Lipa, Coldplay dhe SZA do ta kryesojnë Festivalin Glastonbury të këtij viti në  muajin qershor.

Për herë të parë që nga fillimi i festivalit në vitin 1970, artistet femra po dominojnë grupet më të mira të festivalit të këtij viti, duke kryesuar në dy netët në skenën ikonike të Piramidës.

Festivali i njohur "Glastonbury 2024" është konfirmuar të mbahet në Worthy Farm në Somerset, nga 26 qershori deri të dielën 30 qershorit.

Dua Lipa, Coldplay dhe SZA do të kryesojnë në këtë festival. Pjesë do të jetë edhe Shania Twain.

Lajmi për daljen e parë të Dua Lipës në skenën Piramida vjen një ditë pasi ajo zbuloi se albumi i saj i parë në katër vjet, që do të publikohej në maj, do të titullohej “Radical Optimism”.

Biletat për edicionin e këtij viti të festivalit, i cili kushton 460 dollarë, janë shitur, por do të ketë një rishitje të çdo bilete të anuluar ose të kthyer në prill përpara se ngjarja të zhvillohet më 26 qershor – 30 qershor.

/rtsh/