RTSH 24 Live

Botë

Dronët ukrainas hyjnë në thellësi të tokës ruse, godasin zonat industriale

02/04/2024

Dronët ukrainas hyjnë në thellësi të tokës ruse, godasin zonat industriale

Një sulm me dron në Yelabuga dhe Nizhnekamsk në Tatarstan raportohet se ka goditur një zonë industriale që prodhon drone Shahed të projektuar nga Irani, të cilët Moska i përdor gjerësisht në luftën në Ukrainë.

Kjo shënoi edhe herën e parë që një dron nga Ukraina kishte arritur deri këtu dhe është goditja më e thellë brenda tokës ruse që nga fillimi i luftës.

Rusia është goditur me valë sulmesh me dronë që kur Presidenti Vladimir Putin nisi pushtimin e tij në Ukrainë në vitin 2022, me disa sulme që arritën deri në Moskë.

Shumë sulme kanë shënjestruar depo municionesh. Ukraina rrallë e merr përgjegjësinë për sulmet në tokën ruse, por Kremlini ka akuzuar Kievin se po përpiqet të kryejë sulme terroriste duke përdorur dronë.

Për herë të parë, një dron ukrainas fluturoi drejt një objektivi 1200 km larg”, tha kanali Telegram i Krimesë Ëind.

Ministri i Transformimit Dixhital i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha në një intervistë me gazetën kombëtare gjermane Die Welt, botuar të hënën, se Kievi tani ka drone të aftë për të goditur objektiva më shumë se 1000 kilometra larg.

Shumica e dronëve që sulmuan rafineritë ruse të naftës kanë një rreze prej 700 deri në 1000 kilometra por tani ka modele që mund të fluturojnë më shumë se 1000 kilometra”, tha Fedorov.

/rtsh.al/