RTSH 24 Live

Aktualitet

Drejtoria rajonale tatimore trajnime për procesin e fiskalizimit

25/02/2021

Drejtoria rajonale tatimore trajnime për procesin e fiskalizimit

Trajnimet që ofron Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë për procesin e fiskalizimit me bizneset po shkon mjaft mirë kështu është shprehur Alviola Larti specialiste e Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave në Qarkun e Korçë. Sipas saj së shpejti do të fillojnë edhe trajnimet në terren. Por specialistja nga ana tjetër pranon se nga ana e bizneseve ka një lloj hezitimi për sa i përket proçesit të fiskalizimit, ndoshta kjo gjithnjë sipas saj  lidhet edhe me periudhën e pandemisë.

Nga 1 janar i këtij viti shkëmbimi i faturave elektonike midis biznesit dhe enteve publike bëhet në mënyrë elektorinike përmes një softëer-i dhe jo me letër apo kasë fiskale. E njëjta proçedure fiskalizimi do të ndërmerret në muajin shtator për shkëmbmin e faturave midis bizneseve me bizneset dhe bizneseve me konsumatorin.