RTSH 24 Live

Aktualitet

Doli nga qelia, por i bllokojnë pasaportën, flet ukrainasi: Nuk jam kriminel, vetëm në Shqipëri ndodhin këto probleme

26/05/2023

Doli nga qelia, por i bllokojnë pasaportën, flet ukrainasi: Nuk jam kriminel, vetëm në Shqipëri ndodhin këto probleme

Është liruar me vendim të Gjykatës së Elbasanit, ukrainas Fedir Alpatov, i arrestuar për spiunazh në gusht të vitit të kaluar, pasi u kap në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh, por Prokuroria vendosi bllokimin e pasaportës së tij. Në një prononcim për mediat, ukrainasi kërkoi rikthimin e pashaportës së bllokuar, duke theksuar se nuk është kriminel.

Ai u shpreh se erdhi në Shqipëri si një i apasionuar pas vendeve ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra, dhe se në asnjë shtet tjetër nuk e kanë arrestuar për punën që ai bën në rrjetet sociale.

“Nuk e di, dua të marr mbrapsht makinën time. Nuk kthehem dot në Ukrainë, më kanë bllokuar pashaportën dhe nuk kthehem dot. Nuk jam kriminel, unë kam hobi të vititoj bvendet, kam një blog timin, të studioj histotë e vendebve të ndryshme. Kam ardhur këtu  si i apasionuar pas vendeve ish-komuniste dhe ndërtesave të vjetra. Nuk më kanë arrestuar në vende të tjera, sepse e kanë kuptuar punën që unë bëj, vetëm në Shqipëri është problem”, tha ai.

Vendimi i Gjykatës

Një ditë më parë (25 maj), Gjykata e Elbasanit la të lirë dy rusët dhe ukrainasin që u dyshuan për spiunazh teksa u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, 9 muaj pas arrestimit të tyre. 2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak.

Gjykata vendosi që shtetasi rus Mikhail Zorin të lihet në “arrest shtëpie”, ndërsa rusja Svetlana Timofevaa dhe ukrainasi Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin e tyre është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.

Materialet e gjetura në makinë

Kujtojmë se në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

Materialet e gjetura, treguan se të dyshuarit për spiunazh gjatë qëndrimit në Shqipëri, kanë fotografuar dhe filmuar objekte të rëndësisë së veçantë si Reparti Special i Policisë, RENEA, ujëmbledhësi i Bovillës, repartet ushtarake, rafineria e naftës në Patos apo digat e hidrocentraleve.

/rtsh.al/