RTSH 24 Live

Ekonomi

Doganat: Rastet e tentativave për mosdeklarimin e parave në kufi u rritën me 66%

08/05/2024

Doganat: Rastet e tentativave për mosdeklarimin e parave në kufi u rritën me 66%

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se rastet e tentativave për mos deklarimin e parave në kufi gjatë viti 2023 u rritën me 66%, në krahasim me një vit më parë. 

Sipas librit jeshil të këtij institucioni gjatë vitit 2023, janë konstatuar 73 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi, 44 raste në hyrje dhe 29 raste në dalje,  krahasuar me 37 raste të vitit 2022, 28 raste në hyrje dhe 9 raste në dalje.

Në vlerë sipas të dhënave ishin mbi 2 milionë euro në vitin 2023 apo 36% më shumë sesa viti 2022. Në paund është kapur një shumë prej 452 mijë apo 63% më e lartë sesa në vitin paraardhës.  Doganat deklarojnë edhe për shuma të kapura në dollarë perkatësisht rreth 166 mijë dhe në franga zvicerane mbi 47 mijë. Në vitin 2022, për këto monedha nuk kishte raste të tentativave për kalim që janë kapur në pikat kufitare doganore.

Degët doganore ku janë evidentuar rastet më të shpeshta janë Rinasi, Durrësi, Kakavija, Morina.

Ndërkohë grupet Operative Antitrafik gjatë 2023 kanë kryer në total 1840 kontrolle në degë të ndryshme doganore kufitare të cilat kanë rezultuar me kapje të parasë “cash” të padeklaruar. 

“Njësia e Informacionit të Pasagjerit ALPIU, nëpërmjet sistemit ATSG ka shënjestruar 794 shtetas me qëllim kontrollin dhe parandalimin e veprimtarive së paligjshme të cilat mund të zhvillohen nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë” bëhet në librin jeshin dokument.

/ rtsh.al /