RTSH 24 Live

Kulturë

Dita e Letërsisë Dibrane - Aktivitet në bibliotekën ”Qemal Baholli” në Elbasan

16 orë para

Dita e Letërsisë Dibrane - Aktivitet në bibliotekën ”Qemal Baholli” në Elbasan

Në Bibliotekën "Qemal Baholli" në Elbasan e cila e ka zanafillën tek filantropia e familjes Baholli nga Dibra, është zhvilluar takimi letrar kushtuar ditës së  letërsisë dibrane. Ne këtë organizim të pranishëm ishin shkrimtarë  nga treva e Dibrës, por edhe  elbanasas , si dhe përfaqësues nga pushteti lokal dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit. Në fjalën e tij Kryetari i Shoqatës Dibra Prof. Dr. Shpëtim Cami u ndal tek rëndësia që ka kjo nismë ,për të pasuruar bibliotekat me botime te botuesve dibrane .

Elbasani i ka besuar atyre dhe i ka vlerësuar për kontributet që kanë dhënë dhe nuk ka se si të mos jemi mirënjohës”, u shpreh Prof.DR. Shpëtim Cami, Kryetar i Shoqatës Dibra.

Drejtoresha e bibliotekës së qytetit, Manjola Hatellari foli për lidhjen e ngushtë mes elbasanllinjëve dhe dibranëve  duke kujtuar edhe kontributin e familjes dibrane Baholli.

Më pas takimi ka vijuar si një bashkëbisedim midis shkrimtarëve të cilët sollën para të pranishmëve emocionet në punë  e tyre artistike por edhe në kërkimet shkencore të zonës së Dibrës.

Aktivitete të tilla vijnë në kuadër të muajit tetor, muajit të letërsisë.

/RTSH/