RTSH 24 Live

Kulturë

30 vjet, Botimet “Fishta” - Sillet në kujtesë hapja e shtypshkronjës së parë në qytetin e Lezhës

13 orë para

30 vjet, Botimet “Fishta” - Sillet në kujtesë hapja e shtypshkronjës së parë në qytetin e Lezhës

Shtëpia Botuese “Fishta” në Lezhë, ka festuar 30-vjetorin e krijimit të saj. Një iniciativë e ndërmarrë nga Frano Kulli, që në fillimet e saj  u bë nismëtare e zellshme e botimeve të krijimtarisë letrare të poetit At Gjergj Fishta. Që nga ajo kohë profili i këtij enti botues ka qenë dhe vazhdon të jetë botimi dhe ribotimi, kryesisht i letërsisë së traditës kombëtare.

Rrugëtimi 30-vjeçar i botimeve “Fishta” u prezantuan në Lezhë, gjatë aktivitetit ku të pranishëm ishin njerëz të artit, autoritete lokale dhe shumë qytetar.

Ky aktivitet përkoi me 153 vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar, shkrimtarit, publicistit dhe intelektualit e veprimtarit të shquar të traditës shqiptare, akademikut françeskan At Gjergj Fishta, emrin e të cilit mban dhe ky ent botues, ndërsa u përmbyll me një koncert vokal dhe instrumental nga grupi "Sounds from Shkodra".

Gazetar: Rr. Lelçaj

/RTSH/