RTSH 24 Live

Aktualitet

Diskutimet për kreun e ri të Policisë, Havari: “Nuk kemi luksin të presim në zyrë, duhet zbritur në terren”

3 orë para

Diskutimet për kreun e ri të Policisë, Havari: “Nuk kemi luksin të presim në zyrë, duhet zbritur në terren”

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka deklaruar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 se drejtuesit e policisë në qarqeve duhet të dalin vetë në terren pasi Shqipëria nuk e ka luksin që drejtuesi i policisë të qëndrojë në zyrë.

Duke folur për propozimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, për emrin e Ilir Prodës në postin e kreut të Policisë së Shtetit, Havari theksoi se drejtuesit e policisë në qarqe duhet të shkojnë në terren dhe t’i mbështesin vartësit e tyre “në operacione të caktuara ai mund të jetë edhe vetë duke iu dhënë forcë dhe ka nën kontroll situatën”   

 “Nuk dua të paragjykoj askënd, po nuk është se ka dalë ndonjë në evidencë që është një zyrtar dinjitoz, prezent në problematikat që ka. Sepse ka edhe opinione të tilla si “jo po rri në zyrë ai se ka vartësit”.

Shqipëria nuk është në ato kushte luksi që drejtuesi i qarkut të rrijë në zyrë dhe të presë nga vartësit. Duhet të shkojë në terren dhe t’i mbështesë duke u dhënë moral dhe forcë, pasi një pjesë janë bërë edhe pesimistë.

Situatat politike në Shqipëri nuk është se janë shumë të bukura, qoftë edhe për vetë qeverinë. Vetëm e nderon që drejtuesi i policisë së Shtetit të zbresë në terren, në operacione të caktuara ai mund të jetë edhe vetë duke iu dhënë forcë dhe ka nën kontroll situatën”, tha Havari.

/rtsh.al/