RTSH 24 Live

Politikë

Disa orë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni: Dëshmova si person në dijeni, s’jam pjesë e dosjes për Metën

22/04/2024

Disa orë në SPAK, ish-deputeti Ralf Gjoni: Dëshmova si person në dijeni, s’jam pjesë e dosjes për Metën

Ish-deputeti i LSI-së (sot PL), Ralf Gjoni është marrë në pyetje për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të hënë (22 prill).

Në një prononcim të shkurtër për mediat jashtë ambienteve të SPAK, Gjoni tha se ishte pyetur si person i angazhuar në poste shtetërore, por pa dhënë më shumë detaje.

Ai sqaroi se nuk është pjesë e dosjes hetimore për kreun e PL-së, Ilir Meta.

U pyeta si i angazhuar në disa poste shtetërore, nuk jam pjesë e dosjes për Ilir Metën. Nuk mund të diskutoj për çështjet për të cilat u pyeta në SPAK”, u shpreh ai.

Gjoni ka mbajtur detyrën e Këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019 u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI. Ai mori mandatin pasi paraardhësi i tij dogji mandatin, pas vendimit të përbashkët të PD-së dhe LSI-së.

/rtsh.al/