RTSH 24 Live

Aktualitet

Digjen tre banesa në Maliq, shkak dyshohet energjia elektrike

29/11/2023

Digjen tre banesa në Maliq, shkak dyshohet energjia elektrike

Tre shtëpi në fshatin Pendavinj të bashkisë së Maliqit, janë përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të mërkure. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, zjarr që është përhapur edhe në dy banesa të tjera ngjitur, duke shkrumbuar totalisht 2 prej tyre.

Shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Maliq ka ndërhyrë për të izoluar vatrat e zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/RTSH/