RTSH 24 Live

Aktualitet

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, policia identifikon autorin e dyshuar

13/07/2022

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia bëri të ditur se bazuar në denoncimin e kryetarit të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, ka identifikuar qytetarin me inicialet D.S i moshës 32 vjeç, i cili ka sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit kryebashkiakun.

Ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në komisariat personin me incialet D.S. Sipas tij, dhunimi ka ardhur për shkak të detyrës dhe se është goditur me grushte dhe është ofenduar.

Lidhur me këtë ngjarje specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, i kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim.

“Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.- thuhet në njoftimnin e policisë .